Del nga burgu i dënuari për vrasje/ Gjykata e Tiranës liron Ergys Kolaverin

  • 4 years ago
Gjykata e Apelit te Tiranës liroi Ergys Kolaverin, një i dënuar me 20 vite burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda si të implikuar në atentatin me snajper që kishte në shënjestër hasmin e tij Gazmir Dacin.


Ky i fundit mbahej në paraburgimin e Vaqarrit si i dyshuar për vrasjen e vëllait të Kolaverit , Valmir Kolaveri dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit që më pas solli edhe përplasjen për shkak të gjakmarrjes.

Gjyqtarët konstatuan humbjen e fuqisë së masës së sigurisë ndaj 29-vjeçarit , i arrestuar gjatë 2016-ës menjëherë sapo në burgun e Vaqarrit ngeli i plagosur një shtetas ndërsa në planin e vrasësve ishte eleminimi i të burgosurit, Gazmir Daci.

Sipas treshes së gjyqtarëve të Tiranës Genti Shala, Shkëlqim Mustafa dhe Andi Civici, Kolaveri nga arrest me burg duhet të mbahet nën arrest shtëpiak, i ruajtur me polici dhe me mbikëqyrje elektronike .

Lirimi i Kolaverit erdhi pas transformimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda në gjykatë kundër korrupsionit, çka solli edhe rigjykimin e tij pasi vepra e vrasjes së ngelur në tentativë për shkak të gjakmarrjes nuk ishte më kompetencë e SPAK. Por gjatë kësaj kohe prokurorja e çështjes së themelit Arta Marku duhet të kryente disa veprime hetimore shtesë. i dënuari nga shkalla e parë me 20 vite burg ndërkohë nuk ka qëndruar duarkryq por ka kërkuar lirimin me argumentin se afati i qëndrimit në paraburgim kishte përfunduar prej 6 muajsh, një pretendim që u konstatua i drejtë nga gjykata.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Burg#Kolaveri#TopChannel

Recommended