Ora News - U kap me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës liron nga burgu Endrit Vejsiun

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Lezhës ka nxjerrë nga qelia Indrit Vejsiun, 29 vjeçarin e arrestuar rreth një vit më parë me 4 mina me telekomande dhe 3 kg kanabis.

Togat e zeza e gjetën të riun fajtor për 2 vepra penale dhe e dënoi atë me 4 vjet burg, por vuajtje e dënimit është pezulluar dhe Indrit Vejsiu është vendosur në shërbim prove.

Në dispozitivin e vendimit, thuhet se Vejsiu ishte shpallur fajtor për ?prodhim dhe shitje të narkotikëve? për të cilin parashikohet dënim nga 5 deri në 10 vjet burg dhe ?prodhim të armëve, armëve shpërthyese e municionit?, po ashtu me dënim nga 5 deri në 10 vjet.

Gjykata i ka dhënë atij nga 5 vjet dënim për secilën prej veprave, minimumin e parashikuar. Më pas në bashkim të dënimeve Vejsiu është dënuar me 6 vjet burg, por duke qenë se i padehuri i ka parmuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar Vejsiu u dënua përfundimisht me 4 vitë burg.

Më tej vendimi është zbutur duke vendosur 29 - vjeçarin në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare. Gjatë kësaj kohe atij i kërkohet të mbajë kontakt me zyrën e Shërbimit të Provës, të mos mbajë më armë dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Endrit Vejsiu, u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e 30 shtatorit të vitit 2018-të, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në automjetin e tij ju gjeten të fshehura 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.

Nga hetimet e prokurorisë Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-kap-me-mina-me-telekomande-gjykata-e-lezhes-liron-nga-burgu-endrit-vejsiun

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended