Report TV - Burgu i Lezhës së shpejti me spital për të dënuarit e sëmurë
  • 4 years ago
Në ambientet e burgut të Shënkollit do të ndërtohet një spital ku do të trajtohen të dënuarit të cilët janë me probleme mendore. Report Tv ka siguruar edhe një dokument nga Agjencia e Prokurorimeve Publike ku bën thirrje që kompanitë e interesuar për këtë ndërtim të paraqesin ofertat e tyre. Në këtë spital pritet që të trajtohen të burgosurit të cilët kanë një raport mjekoligjor për sëmundje përkatëse. Shpesh herë është 'këmbanë alarmi' për situatën e trajtimit të të burgosurve në Shqipëri janë bërë ndërkombëtarët, ku në një raport të vitit 2014 nga organet e Këshillit Evropian thuhej se situata me të sëmurët që vuajnë dënimin nuk ka bërë përmirësime.

Ndërkohë në burgun e Shënkollit në Lezhë, vuajnë dënimin ose priten të dënohen 150 persona, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit, për shkak të dëmeve që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ende nuk dihet nëse godina e spitalit të burgut do të ndërtohet në ambientet aktuale të burgut të Shënkollit apo pranë saj. Në godinën e vjetër të këtij burgu, një pjesë e konsiderueshme e ambienteve janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmeve të mëdha që la pas tërmeti i 26-nëntorit.
Recommended