I izoluar për shkak të dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spital
  • 5 years ago
Një 68-vjecar i sëmurë nga fshati Lepushë i zonës së Kelmendit, i cili ishte izoluar për shkak të dëborës, është transportuar këtë të mërkurë në spitalin rajonal të Shkodrës nga ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare i Urgjencave Mjekësore dhe atij pilot nga NJTMH.

68-vjecari me inicialet D.P kishte dy ditë me dhimbje akute në bark, të paraqitur në formën e sulmeve të gulçeve të zgjatura. Ishte pikërisht rreziku i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore që solli mobilizimin e ekipit mjekësor.

Momentalisht i sëmuri mësohet se është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që, ndihma mjekësore në zonat malore të bllokuara nga dëbora, sikurse kuptohet, vazhdon.
Recommended