Elbasan/ U lidh nga gruaja dhe u la pa ushqim, 47-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

  • 5 years ago
ELBASAN- Një person, i gjendur në banesë i lidhur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar me urgjencë për në spital. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Gentjan Llalla, 47 vjeç.

Përpara disa ditëve Gentjan Llalla është lidhur me litarë nga bashkëshortja dhe kësisoj ai nuk ka arritur as të ushqehet. Ata që e kanë hasur situatën kanë qenë pikërisht fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë e urgjencën.

Sa i takon bashkëshortes, e cila është larguar nga banesa, tanimë është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që, ende nuk dihen motivet të cilat e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi.

Recommended