Report TV - Rritja e numrit të dënuarve me koronavirus, burgu i Shënkollit kthehet në spital COVID

  • 3 years ago
Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në dispozicion të të dënuarve të prekur nga COVID-19. Aktualisht po trajtohen 40 të dënuar të cilët rezultojnë të infektuar me koronavirus.

7 prej tyre kanë mbërritur ditën e sotme dhe i përkasin të infektuarve të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës. Të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i burgut.

Duhet theksuar se 6 godinat e burgut në Shënkollit pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të gjithë të dënuarit janë transferuar në burgjet e tjera. Aktualisht në të janë dy godina në gjendje të mirë, ku një godinë ndodhen 70 të paraburgosur, ndërsa godina tjetër është kthyer në spital COVID ku ndodhen të shtruar të dënuarit me koronavirus.

Në dy ditën e fundit në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, janë konfirmuar 10 të dënuar pozitivë, ku 7 prej tyre janë dërguar në spitalin e burgut të Shënkollit dhe 3 në spitalin e burgut Tiranë.

Për përballimin e të infektuarve me COVID-19 në dispozicion janë Spitali Infektivi dhe 'Shefqet Ndroqi' COVID1 dhe COVID2, ndërsa spitalet COVID3 dhe COVID4 nuk janë vënë ende në dispozicion pasi të gjithë peshën po e përballojnë spitalet COVID1 dhe 2 edhe pse të tejmbushur në kapacitete e tyre në shtretër. Për trajtimin e të dënuarve është vendosur që spitali i burgut të Shënkollit në kthehet në covid gjithashtu.

Recommended