KUJDES! Izolimi mund të kthehet/ Rritja e numrit të të infektuarve nga neglizhenca
  • 4 years ago
Këtë të martë është shënuar numri më i madh i të prekurve në një ditë. Me 36 persona të infektuar, kjo e martë është ndër ditët më të zeza që kur ka nisur pandemia.


Rritja e të infektuarve vjen në një kohë kur njerëzit kanë nisur të ulin në maksimum vigjilencën. Rëndomë në tiranë shikon njerëzit që nuk mbrohen, në turma e tubime shumë pranë njëri tjetrit.

Tirana ka numrin më të madh të banorëve dhe qartazi distancimi fizik në kryeqytet nuk po respektohet. Kjo është arsyeja që Tirana është edhe kryeqyteti i pandemisë shqiptare të Covid.

Fqinji ynë lindor, Maqedonia e Veriut, e provoi më herët rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus me disa qindra persona në ditë. Kjo detyroi që qytete si Shkupi dhe Tetova të futen sërish në izolim.

Gjithçka atje erdhi sepse nuk u respektua distancimi fizik dhe fatkeqësisht edhe Shqipëria ka dhënë sinjale se ndodhet në këtë rrugë.

Heqja e kufizimeve është e rëndësishme për vijimin normal të jetës dhe aktivitetit ekonomik, veçanërisht në qytete e mëdha si Tirana, por pakujdesia jonë mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Nëse numrat e të prekurve do të rriten si sot nuk është e largët dita kur izolimi do rikthehet. Që kjo mos ndodhë, ka vetëm një zgjidhje, mbani distancim fizik, mbani maske dhe lani duart.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Izolim#Pandemi#TopChannel
Recommended