Mina me telekomandë dhe kanabis të riut nga Tirana, si u arrestua Endrit Vejsiu në Lezhë
  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Në operacionin e policisë së Shtetit mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe i kërkuari për vrasje, Gentian Elezi, ka edhe të tjerë persona të arrestuar. Mes tyre është edhe 29-vjeçari nga Tirana, Endrit Vejsiu.

Shqiptarja.com ka mësuar se Vejsiu është vëllai i një personazhi të njohur të showbizzit dhe medias shqiptare. 29-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip ?Opel?, 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.

?Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot - Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ?Opel? në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse".?-njofton policia.
Recommended