RTV Ora – Çifti vlonjat kapet me 3 mina me telekomandë, do i shisnin në Lezhë për 2500 euro secilën
  • 5 years ago
#rtvora
Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë. Finalizimi i operacionit të koduar "The long way" ka cuar në sekuestrimin e 3 minave të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Armand Lukani 23 vjeç dhe Amelda Elezi 21 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Goditja e këtij rasti erdhi nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive.

Policia thotë se "shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë".

Ngë hetimet e deritanishme rezulton se minat e telekomanduara do të shiteshin në zonen e Lezhës nga 2500 euro secila, ndërsa po vijojnë hetimet për të identifikuar personin që i kishte porositur.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-3-mina-me-telekomande-ne-lezhe
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended