Report TV - Lezhë, sekuestrohen 3 mina me telekomandë dhe 2.3 kg drogë

  • 5 years ago
Gjatë një operacioni në Lezhë, policia ka sekuestruar tre mina të montuara me telekomandë, ranë në pranga shtetasit A.L. 23 vjeç, A. E. 21 vjeçe, banues në Vlorë dhe u shpall në kërkim E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Ata u arrestuan në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi nga kontrolli në çantat e tyre u gjetën të fshehura 3 mina me shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 2.3 kg lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Policia njofoton se materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Recommended