Report TV - Mina me telekomandë dhe 130 gram heroinë, si u arrestua 52-vjeçari në Lezhë

  • 5 years ago
Një operacion i policisë finalizohet me sekuestrimin e 4 minave me telekomandë dhe sekuestrimin e 130 gramëve heroinë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni " Trotyl", i ndjekur me metoda proaktive

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre


Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Trotyl", duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :

- A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Recommended