Report TV -I dënuar nga Shkalla e Parë me 20 vite burg, Apeli nxjerr nga qelia Ergys Kolaverin

  • 4 years ago
TIRANË - Me vendim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, është liruar nga qelia e burgut 313, Ergys Kolaveri, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burgim për atentatin me snajper ndaj Gazmir Daçit në burgun e Vaqarrit, të mbetur në tentativë pasi nuk u qëllua në shenjë duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

Kolaveri ishte dënuar me 20 vite burgim, nga 30 vjet heqje lirie që kishte kërkuar prokuroria në atë kohë për atentatin e dështuar me snajper, por avokati i Kolaverit, Saimir Visha e apeloi vendimin e shkallës së parë. Në kushtet kur ka kaluar afati i paraburgimit, pasi dënimi me 20 vite nuk është i formës së prerë, gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa vendosi këtë 16 janar, të nxjerrë nga burgu Kolaverin. Masat e marra ndaj tij në seancën e sotme, janë "arrest shtëpiak" me mbikëqyrje elektronike dhe me policë 24 orë pranë shtëpisë.

Recommended