Mashtrimi me ilaçin kundër COVID-it? Gjykata nxjerr nga qelia vëllanë e ish-deputetit të PD-së

  • 4 years ago
Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia dhe vendosur masën detyrim paraqitje për Frederik Frrokajn dhe nipin e tij Henri Frrokajn, pavarësisht se prokuroria kërkoi që të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzën e mashtrimit të qytetarëve duke u shitur një ilaç që pretendonin se shëronte të prekurit me COVID.

Frederik Frrokajn është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Andon Frrokaj. Avokati e cilësoi të nxitur vendimin për arrestimin dhe madje politik. "Një akuzë deniguruese dhe të pabazuar në ligj. Prokuroria ka pasur dy muaj dhe nuk ka arritur që të sajojë asnjë provë. Një veprim stimulues i agjentëve të policisë tentuan ta çojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi. Por kur i infiltruari shkon drejt inkriminimit nuk merret si provë.Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje. Ky ishte edhe qëndrim im si mbrojtje. Kjo përveç politike është edhe paaftësi e policisë, që fatkeqësisht është përkrahur nga prokuroria" tha avokati i Frrokajt.

Por si ranë në pranga xhaxha e nip? Prokuroria akuzon se Frederik Frrokaj hiqej si mjek dhe bashkë me nipin e tij Henri Frrokaj mashtronin qytetarët duke shitur një ilaç sipas tyre kurues për COVID-in, në këmbim të 20 mijë lekëve.

Recommended