Report TV - Qëllohet me armë zjarri drejt një lokali në Kamëz, pak minuta më vonë i vihet eksploziv

  • 6 years ago
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz rreth orës 02:00.

Pasi u qëllua me armë drejt lokalit ?Kaslin? dhe banesës që ndodhet në të njëjtën biznes, pak minuta më vonë ndodhi edhe një shpërthim eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe tek makinat e parkuara para lokalit.

Në banesë ndodhej familja Halili, të cilët janë shprehur se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë kush mund të jetë autor i sulmit.

Ndërkohë Shkëlqim Halili rezulton person me precendentë penal.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën ?Bulevardi Blu?, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Recommended