Top News - Automatik me silenciator/ Shkodër, kapet vrasësi me pagesë

  • 4 years ago
Policia ka parandaluar një vrasje të mundshme duke arrestuar një 48 vjeccar që po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me armë me vete dhe motor pa targa. Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë Gentian Bajramaj. Në momentin e kapjes, në një çantë krahu që mbante me vete atij i është gjetur një armë zjarri automatik ?Scorpion? me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.
Sipas njoftimit të policisë Shërbimet e Drejtorisë Vendore Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me një motomjet pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Mision i pamundur".

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të Shkodrës, në bashkëpunim me forcat ?Shqiponja?, kanë bërë të mundur kapjen e Gentian Bajramaj 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.
Sipas policisë dyshohet se Bajramaj është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkoder#Arrested#TopChannel

Recommended