Vlorë kapet vrasësi - (4 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një person i shumëkërkuar për një vrasje është arrestuar sot në Vlorë. 37 vjeçari Edmond Mustafaji kërkohej që prej dy vjetësh për vrasjen e një shtetasi. Pas një pune operative policët e Vlorës kanë rrethuar shtëpinë e tij në lagjen Topana, sot në orën 4 të mëngjesit dhe i kanë kërkuar sot atij të dorëzohej. Por Mustafaji ka dalë me dy granata në duar duke kërcënuar se do ti shpërthej po të afroheshin policët. 4 orë ka zgjatur operacioni për kapjen e tij.

Vetë drejtori i policisë së Vlorës, kolonel Besnik Bregu, ka ndërhyrë dhe ka komunikuar me 37 vjeçari e shumëkërkuar duke e bindur atë rreth orës 8 të mëngjesit të dorëzohej. Pas neutralizimit të Mustafajit policët vlonjat janë detyruar të shpërthejnë njërën nga granatat në pyllin e Sodës, pasi ishte hequr ndezësi.

Arrestimi dhe pse pak i ndërlikuar i të shumëkërkuarit Mustafaji, sipas krerëve të policisë së Vlorës, bën pjesë në aksionet e planifikuar për kapjen e të inkriminuarve në qytetin problematikë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended