Ora News - Kapet vrasësi me pagesë, nga Tirana në Shkodër me ‘Scorpion’ e motor pa targa

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gentian Bajramaj, 48 vjeç nga Tirana është arrestuar në Shkodër i dyshuar si vrasës me pagesë për llogari të grupeve kriminale. Ai u kap teksa udhëtonte drejt kryeqendrës së veriut me një motor pa targa dhe i armatosur me një automatic me silenciator dhe 20 fishekë!

Një vrasës i dyshuar me pagesë për llogari të grupeve kriminale është arrestuar nga Policia e Shkodrës!

Gentian Bajramaj, 48 vjeç u kap teksa po udhëtonte nga Tirana drejt Shkodrës me një motor pa targa.

Me vete kishte këtë automatik ?Scorpion? me silenciator dhe 20 fishekë me të cilën policia ka dyshime të forta se do të kryente krim të porositur në kryeqendrën e veriut.

Por blutë kishin marrë informacionin për lëvizjen e dyshuar dhe kanë organizuar operacionin "Mision i pamundur", duke i zënë pritë 48 vjeçarit Gentian Bajramaj në fshatin Gur i Zi.

Për shkak të hetimeve, policia tregohet e rezervuar me detaje për veprimtarinë e Bajramajt, por thotë se ka dyshime të forta se Ai është përdorur nga grupe kriminale për disa eliminime me porosi.

48-vjeçari mësohet se po mbahet në policinë e Shkodrës, ku një grup i posaçëm hetimor vijon hetimet për të zbuluar synimin e lëvizjes së tij drejt kryeqendrës së Veriut.

Sfida kryesore e policisë mbetet, konfirmimi nëse ai po shkonte atje për vrasje dhe në një rast të tillë zbulimi i porositësit!

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/me-arme-me-vete-drejt-shkodres-prangoset-48-vjecari-dyshohet-se-do-kryente-vrasje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended