TV Ora - Shkodër, 45-vjeçari kapet me armë dhe drogë
  • 5 years ago
#tvora

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe kapsolla per lende plasëse.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar "Kir" u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

"Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje", sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 4.5 kg kanabis;

- 2 armë zjarri automatike;

- 19 kapsolla per lende plasëse;

- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;

- 10 krehera;

- 77 fishekë;

- 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapet-me-droge-dhe-arme-arrestohet-45-vjecari-ne-shkoder

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended