Ora News - Fieri, 37-vjeçari kapet duke hedhur pistoletën nga brezi, polici i sekuestron edhe drogë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forca e Ligjit sërish ka vepruar në Fier, ku një person me precedent është arrestuar dhe 11 të tjerë janë shoqëruar për verifikim.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në Zhupan u arrestua 37-vjeçari me iniciale A.H, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave".

"Sapo ka parë policinë të hyjë në lokal, shtetasi A.H ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë", sqaron policia në njoftim.

Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:

?15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg

?3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.

?Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.

?Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjuterë lap-top dhe 1 kasafortë metalike.

?34 fishekë pistolete dhe automatiku.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fieri-37-vjecari-kapet-mat-duke-hedhur-pistoleten-nga-brezi-polici-i-sekuestron-edhe-droge

Recommended