Report TV - Krujë, presion pronarit duke i hedhur në erë panelin diellor, kapet 35-vjeçari

  • 8 years ago
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Arben Talin 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë, në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi A.Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Gjithashtu, nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblim nga ana e pronarit të panelit diellor.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tali është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"parashikuar në nenet 300, 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Recommended