Ora News - Vlorë, 51-vjeçari kapet duke transportuar 77 kg kanabis

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 77 kilogramë kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga edhe personin i cili po transortonte lëndën narkotike. Operacioni i koduar "Ndjekja" u zhvillua në lagjen "11 janari" në hyrje të autostradës Vlorë-Fier.

"Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu. Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg", sqaroi policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlor-51-vjecari-kapet-duke-transportuar-77-kg-kanabis