Thyen arrestin e shtëpisë, 36-vjeçari kapet duke vjedhur

  • 4 years ago
Një 36 vjeçar ka rënë në pranga të policisë ditën e djeshme teksa u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë.


Mësohet se ka thyer arrestin e shtëpisë, masë që e ka marrë për shkak se ka qenë i ndaluar për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.

Shkodër

Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet nga Policia 36-vjeçari.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi T. V., 36 vjeç, banues në lagjen ?Tre Heronjtë?, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen ?Daniel Matlia?, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?, për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ?Vjedhja, e mbetur në tentativë? dhe ?Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkoder#Arrestohet#TopChannel

Recommended