Ora News- Trafik klandestinësh dhe drogë: “Limit” goditi grupe kriminale, kapet 40 vjeçari në kërkim

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shkon në 58 numri i të arrestuarve në kuadër të Operacionit LIMIT, që goditi katër grupe kriminale të trafikut të klandestinëve dhe lëndeve narkotike. Në pranga është vënë Kastriot Hoxha, ndërsa 7 të tjerë mbeten ende në kërkim.

Një 40-vjeçar në kërkim është arrestuar nga Policia e KorÖës në kuadër të Operacionit ?LIMIT?, që në shtator 2019 goditi katër grupe kriminale me veprimtari në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike!

Në pranga është vënë Kastriot Hoxha, duke e çuar në 58 numrin e të arrestuarve pas gati tre viteve hetime mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve të disa vendeve të tjera.

7 persona të tjerë janë ende në kërkim.

40-vjeçari Hoxha, sipas Policisë është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili transportonte kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE, dhe trafikonte lëndë narkotike.

Gjatë disa fazave të operacionit, policia u ka sekuestruar këtyre grupeve 120 kg kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis. Po ashtu janë sekuestruar një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Ndërkohë, policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/limit-zbulon-laboratorin-e-droges-dhe-fishekeve-luftarake-arrestohen-57-persona-1-prej-tyre-ishte-ne-kerkim

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended