Report Tv-Ishte dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Tiranë 47-vjeçari
  • 5 years ago
TIRANË-Policia ka prangosur një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi ishte dënuar me burg. I arrestuari është Dritan Shoraj, 47 vjeç banues në Tiranë. Report Tv publikon pamjet e momentit kur ai është arrestuar nga efektivët.

Gjykata e Apelit në Venecia e ka dënuar me 4 vite e 20 ditë burg për trafik droge parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian. Pas arrestimit, Dritan Shoraj do të ekstradohet për në Itali për të vuajtur dënimin.
Recommended