Report Tv-Ishte dënuar për mashtrim, kishte ndërruar edhe emrin, kapet në Tiranë italiani
  • 5 years ago
TIRANË-Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person me qëllim ekstradimin e tij në Itali. I arrestuari është Pasquale Scalise, 47 vjeç nga Italia, ndërsa është dënuar në vendin fqinj me 11 vjet e 6 muaj burg për ?Mashtrim Financiar? dhe "Mashtrim kompjuterik".

Pas dënimit në Itali ai ishte fshehur në Shqipëri, ndërsa kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea dhe qëndronte në Tiranë në zonën e ?Ali Demit?.

Pas arrestimit ai do të ekstradohet në Itali për të shlyer llogaritë me drejtësinë për dënimin 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim.

d.ba.
Recommended