Kapet i kërkuari për trafik droge ishte dënuar 6 vjet në Itali
  • 6 years ago
Policia ka bërë të ditur ndalimin e shtetasit Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale ?Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim?.
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimin në shtetin Italian.

FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale ?Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim? parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.
Recommended