U arratis në mënyrë spektakolare nga komisariati në Tiranë, kapet pas 3 vitesh, i dënuar në Itali

  • 5 years ago
TIRANË- Një 29-vjecar i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg për vjedhje me armë dhe dhunë, është arrestuar këtë të dielë nga policia. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Bledar Zefi, nga Fushë-Arrëzi.

Zefi do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin me burg për veprat penale për të cilat akuzohet.

Bledar Zefi është një emër i njohur, pasi në 2015-n pasi u arrestua u arratis nga komisariati nr.3 i Policisë në Tiranë. Teksa po kryheshin procedurat në dhomën e shoqërimit, Zefi u kërkoi efektivëve ta shoqëronin për në tualet. Në këtë moment ai shtyu policët, duke mundur të dalë nga komisariati dhe të kapërcejë traun e gardhit që rrethon oborrin (lexo këtu).

Bajram Elezi dhe Ajsela Hajdini u akuzuan asokohe për shpërdorim detyre dhe u arrestuan pasi personi që shoqëronin ato, Bledar Zefi, asokohe 26 vjec, iu iku nga duart.

Të hënën, Zefi do të dalë para gjykatës për t?u njohur me kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e tij dhe vuajtjen e dënimit atje.

Recommended