Trafik droge dhe armësh - Kapet në Kavajë 56 vjeçari, pjesë e një organizate kriminale në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 56 vjeçar nga Kavaja të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe armësh.
Tafil Vokrri ishte në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?, për kryerjen e veprave penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale?, ?Trafikim i lëndëve narkotike? dhe ?Trafikim i armëve të zjarrit?, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.
Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapet-ne-kavaje-56-vjecari-pjese-e-nje-organizate-kriminale-ne-itali/

Recommended