Shqipëria nis kryesimin e OSBE/ Pjesë e organizatës janë 57 vende të Europës, Amerikës dhe Azisë
  • 4 years ago
Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.


Organizata e ka selinë në Vjenë, ndërsa pjesë e saj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta ?duke nisur nga vëzhgimi i zgjedhjeve, lufta për lirinë e shtypit, mbrojtja së të drejtave të minoriteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera. Por Shqipëria vetë po përballet me sfida të mëdha për shkak të mospajtimeve mes forcave të brendshme politike për shumë gjëra. Demokracia këtu nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist.

Vetë OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra. ?Nëse shikojmë detyrat e OSBE-së dhe gjendjen në Shqipëri, atëherë kemi një situatë paradoksale: Shqipëria është edhe vet nën vëzhgimin e OSBE-së, ndërkohë që tani duhet ta drejtojë atë?, pohon publicisti i njohur nga Kosova Veton Surroi. Vëzhguesit vazhdojnë të këmbëngulin se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Albania#OSBE#TopChannel
Recommended