Shqipëria në krye të OSBE/ Merr presidencën e organizatës
  • 4 years ago
Pas 29 vitesh si anëtare paraditen e kësaj të enjteje Shqipëri mori misionin sfidues për të drejtuar OSBE-në një organizatë me 57 vende anëtarë.


Përpara këshillit të përhershëm kryeministri Edi Rama shpalosi vizionin dhe prioritetet që Shqipëria ka në drejtimin e kësaj organizate me një histori 45 vjeçare.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Thomas Greminger sekretar i përgjithshëm i OSBE kryeministri Rama shpjegoi përse Shqipëria s?duhet të ketë frikë nga kërcënimet e Iranit.

Në një prononcim ekskluzivisht për Top Channel, James Gilmore ambasador i SHBA në OSBE vlerëson maksimalisht marrjen e drejtimit të kësaj organizate nga Shqipëria.

Marrja e drejtimit të OSBE nga Shqipëria është një sfidë e shumëdimensionale përballë një sigurie të brishtë në Europë pas konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe jo me kot vizita e parë e kryeministrit Rama si kryesues i OSBE do të jetë në Kiev.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OSBE#TopChannel
Recommended