Shqiperia merr drejtimin e OSBE-se, Rama viziton ekipin ne Vjene
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte në Vjenë këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë vizitoi zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e OSBE-së, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër.
?Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër?, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Postimin, Rama e shoqëron me një video në Facebook. Kreu i ekzekutivit viziton edhe departamentet dhe takohet me anëtarët e ekipit të ri. Skuadra që do të drejtojë OSBE-në do të jetë mikse dhe do të përbëhet nga 60 përqind shqiptarë dhe 40 përqind të huaj./tvklan.al
Recommended