Report TV -Rama për herë të parë merr drejtimin politik në Durrës, Gjiknuri në Vlorë
  • 3 years ago
TIRANË- Shtatori nis vrullshëm për Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist në qytetin e Elbasanit u përcaktuan drejtuesit politikë të qarqeve.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, e cila do të zhvillohet me 4 shtator.Sakaq sa i përket Asamblesë Kombëtare, gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se janë ndryshuar disa drejtues qarqesh, përkatësisht:

-Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

- Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës

- Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit

-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit

- Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës

- Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës

- Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku nuk harroi që të bënte një autokritikë për veten dhe për deputetët socialistë. Ai tha se secili duhet t'i kërkojë llogari vetes dhe të japë më të mirën, pasi mund të jetë lehtë i zëvendësueshëm.
Përsa i përket zgjedhjeve, Rama tha se duke pasur parasysh kundërshtarin, fitimi i tyre është i sigurt. Ai kërkoi edhe një mandat tjetër nga shqiptarët, pasi sipas tij nuk mund të gjejnë një Kryeministër më të mirë se ai.
Recommended