Report TV - Situata nga përmbytjet në Vlorë dhe Durrës, pezullohet lundrimi detar
  • 5 years ago
SHQIPËRI- Pas Italisë moti i keq ka mbërritur edhe në Shqipëri. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet, ndërkohë që problemet e para me reshjet kanë nisur në Vlorë dhe në Durrës.

Report Tv ka mësuar se nga shirat e dendur disa rrugë në qytetin e Vlorës janë përmbytur, ndërkohë që i gjithë vendi është nën pushtetin e shiut.

Deri më tani, nuk raportohet të ketë probleme me energjinë elektrike në vend, përvec problemeve me lundrimin detar.

Në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur që prej ditës së djeshme ndërsa akoma nuk ka informacione për nisjen e tij sot nga Vlora në drejtim të Brindisit, pasi erërat e forta kanë bërë që dallgët në det të hapur të arrijnë deri në 8 ballë.

Nga kapitaneria e Vlorës raportohet se situata pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites e konkretisht rreth orës 16. Situata problematike është edhe në Durrës, por dy tragete të cilët duhet të ishin nisur në orën 2 të mëngjesit nga Bari, janë nisur sot në mëngjes si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.

Dy tragetet parashikohet të arrijnë rreth orës 15 në portin e Durrësit.
Recommended