Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Moti i paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se për shkak të motit të keq trageti i linjës Bari-Durrës nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t?u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.?Trageti ?Rigel III?, ?AF Francesca? që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, ? AF Marina? , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit. Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës.?, njofton Autoriteti Portual në Durrës.Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare nënvizojnë se po monitorojnë me kujdes situatën e krijuar.
Recommended