Flusk në bashkinë Durrës për qeratë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shume qyetarë banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i janë drejtuar zyrave të Bashkisë Durrës për të kryer aplikimin për përfitimin e bonusit te qirase. Banorët përballen çdo ditë me radhë të gjata ndërsa tregojnë vështirësi për gjetjen e banesave me qira ne zonen e Durresit. Por nga ana tjetër në radhë ka dhe qytetarë të shumtë që tashmë jetojnë në banesa me qera por qe ende nuk e kanë përfituar bonusin. Por teksa qytetarët përballen me vështirësi në aplikim nuk mungojnë as akuzat në drejitm të bashkisë për humbje dokumntash. Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Durrës, Florain Tahiri shprehet se pavarësisht vështirësive, autoritetet po punojnë me qëllim dhënien e bonusit. Sipas Tahirit deri me tani rreth 1000 banore kane braktisur hotelet dhe janë sistemuar në banesa me qera. FLORIAN TAHIRI NENKRYETAR I BASHKISE DURRESRreth 4000 persona kanë aplikuar në Bashkinë Durrës për marrjen e bonusit të qerasë ndërsa sipas autoriteteve ku numër pritet të shojë në rreth 5000 deri në fund të procesit.

Recommended