Ora News - Stuhi ere dhe reshje intensive në Vlorë, pezullohet lundrimi, dëme në qytet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avari nga moti i keq në Vlorë. Për shkak të reshjeve intensive dhe erës, lundrimi në portin e Vlorës është pezulluar deri në orët e pasdites.

Aktualisht asnjë mjet lundrues nuk lejohet të dalë në det.Burime nga kapiteneria konfirmojnë që moti pritet të qetësohet vetëm pas orës 16.00.

Era e fortë gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të marte ka shkaktuar dëme, me thyerje xhamash pranë stacionit të urbanëve. Në disa zona të qytetit mungon energjia elektrike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/stuhi-ere-dhe-reshje-intensive-ne-vlore-pezullohet-lundrimi-deme-ne-qytet
Recommended