Report TV - Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, fundosen 5 varka peshkimi

  • 5 years ago
Mbi vendin tonë këtë të diel mbizotëron një mot me reshje lokale, ndërsa në terrenet malore janë në formë shtrëngate. Në vijën bregdetare frynë një erë e fortë, ndërsa në disa zona shoqërohet edhe me shi lokal. Kjo ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës si pasojë e motit të keq, lundrimi të vijojë i pezulluar edhe ditën e sotme. Ndërkohë që raportohet se janë mbytur 5 varka të vogla peshkimi në zonën e Plazhit të Vjetër.

Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Bari-Durrës nuk u nisën mbrëmë për shkak të motit të keq, pasi forca e detit ka qenë 8 deri 9 ballë. Kjo ka bërë që tragetet të nisen sot në mëngjes dhe mbërrijnë në mesditë në të dyja portet. Trageti i nisur nga Ankona për Durrës do të mbërrijë sipas grafikut. Në mbrëmje pritet përmirësim i motit dhe normalizim në lundrimin detar.

Recommended