Report TV -Vlorë/ Moti i keq shkakton dallgë të forta, vijon i pezulluar edhe për sot lundrimi
  • 4 years ago
Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar se lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese do të jetë i pezulluar edhe përgjatë ditës së sotme deri nesër (07.01.2019) mbas orës 06:00 të mëngjesit. Ky pezullim i lundrimeve vjen për shkak të dallgëzimit të fortë në det dhe përkeqësimit të motit. Ndërkohë pritet që në ditët në vijim kushtet atmosferike të përmirësohen dhe lundrimet do t'i kthehen normalitetit.
Recommended