Ngrica në rrugët e vendit/ Moti i keq shkakton dhe ndërprerje energjie
  • 4 years ago
Ulja e temperaturave ka bërë që rrugët të kenë më shumë ngrica sot në veri dhe juglindje të vendit


ARRSH bën me dije se kontraktorët janë në terren dhe po hapin dhe kriposin akset më problematike, ndërkohë që i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes dhe të pajisen me zinxhirë.

Në fshatrat e Dukagjinit dhe në Kelmend, dëbora ka arritur deri në 15 centimetër, ku si pasojë banorët prej disa ditësh janë pa energji elektrike dhe i bëjnë apel OSHEE-së që të ndërhyjë.

Mungesë energjie ka edhe ne fshatrat e Bulqizës, por në zonat ku dëbora ka arritur 40 cm lartësi, banorët janë izoluar. Në portet e vendit ndërkohë situata paraqitet disi më e përmirësuar në Durrës. Në mbrëmje dy tragetet e radhës që do të niseshin drejt Barit pezulluan lundrimet në pritje të përmirësimit të situatës detare në brigjet perëndimore të Adriatikut, në Bari.

Të gjithë udhëtarët u njoftuan për këtë pezullim, ndërkohë që me hapjen e portit italian pritet që lundrimet nga Durrësi të rinisin rreth orës 22.30 të së enjtes. Nga ana tjetër e Adriatikut, porti italian i Barit ka hapur dyert, duke zhbllokuar situatën e 357 udhëtarëve që mbetën të bllokuar në tragete prej më shumë se 24 orësh në dalje të këtij porti, që u mbyll si pasojë e motit të keq të mërkurën.

Vijon të jetë i përkeqësuar moti në Vlorë. Deti me dallgë deri me pesë ballë ndaj edhe sot lundrimi është pezulluar për shkak të detit të trazuar. Burime nga kapiteneria e Vlorës bëjnë me dije se edhe ditën e sotme moti do vijojë të jetë i përkeqësuar, ku në mbrëmje pritet të ulet fuqia e detit. Ndërkohë tragetet e linjës Vlorë-Brindisi ende nuk kanë njoftim për të kryer itinerarin e tyre drejt Italisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReshjeBore#ARRSH#TopChannel
Recommended