Shqipëria në krye të OSBE-së - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fillimi i Vitit të Ri shënon një nga momentet më të rëndësishme për vendin tone. Nga 1 janari Shqipëria merr zyrtarisht drejtimin e OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.Për here të parë vendit i besohet kryesimi i një organizate te rëndësishme si OSBE. Përgjatë vitit 2020 Tirana zyrtare do te kryesoje organizatën me 57 vende anëtare dhe me më shumë se 1 miliardë njerëz në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi. Misioni i përhershëm pranë OSBESot Shqipëria merr zyrtarisht kryesinë e OSBE-së për vitin 2020. Falenderojmë Sllovakinë për punën e tyre gjatë vitit 2019, Italinë për bashkëpunimin e shkëlqyer në Trojka dhe të gjithë shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për mbështetjen e tyre. Le ta bëjmë 2020-ën një vit të bashkëpunimit efektiv multilateral duke zbatuar angazhimet tona. Gëzuar Vitin e Ri! Shqipëria 2020.Gjatë këtij viti të rëndësishëm në kryesimin e këtij institucioni, Shqipëria rendit në prioritetet e saj respektimin e të drejtave të njeriut, parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.Më herët kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme e ka konsideruar marrjen e kësaj detyre një moment me të vërtetë historik ?Nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, tashmë jemi një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë dhe Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit domethënës?. Shqipëria është e vendosur të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit si drejtuese e OSBE. Ajo do të paraqesë përparësitë në krye të këtij institucioni para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, më 9 janar në Vjenë.Mandati i kryesisë do të zgjasë për një vit, ndërsa do të pasohet nga Suedia në 2021.
Recommended