Ju Flet Moska - "Zëri i Amerikës"-"kazan", licenca amerikane e Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Përplasja e kryeministrit Edi Rama me Zërin e Amerikës ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News.

Myftaraj: Përplasja midis kryeministrit Rama dhe Zërit të Amerikës është një ngjarje e pazakontë jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë e vendeve post-komuniste. Në Shqipërinë e periudhës së pluralizimit pas vitit 1990 ka qenë për drejtuesit e partive, liderët, një tabu të prekin Zërin e Amerikës. Edhe kur i kritikonte Zëri i Amerikës e shmangnin të përgjigjeshin drejtëpërdrejtë.

Sali Berisha edhe në ditët më të këqia që ka pasur në raport me Amerikën kur ishte President në vitet 1996-1997, e shmangte tu përgjigjej kritikave të VOA-s aq më pak ta sulmonte. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe Nano, Meta. Edhe Edi Rama të njëjtën gjë kishte bërë deri sot.

Befas, Rama këto ditë e futi Zërin e Amerikës në atë që ai e quan kazan. Këtë e tha për një media që paguhet nga qeveria amerikane. Kur miratohet buxheti i çdo Ambasade, miratohet fondi, paratë që do të shpenzohen nga Zëri i Amerikës për çdo vend.Për Shqipërinë, fondi miratohet si pjesë e Ambasadës amerikane në Tiranë. Edi Rama e di shumë mirë se kujt i përket Zëri i Amerikës, fakti se ai guxon dhe e quan media të kazanit tregon atë që unë e kam quajtur "licenca amerikane e Ramës" për të sunduar në Shqipëri me mënyra aspak të ligjshme.

Kryeministri e di mirë deri ku shkojnë ato limitet, kufijtë e lincencës që i ka dhënë Amerika për të sunduar në Shqipëri. Arroganca e kryeministrit tregon se për momentin kjo licencë është e pakufizuar dhe kjo është një gjë e keqe. Të fundit person që mbaj mend që e ka sharë Zërin e Amerikës në këto terma të ashpra ka qenë Gramoz Pashko.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zeri-i-amerikes-kazan-licenca-amerikane-e-rames

Recommended