Ju Flet Moska: Deklarata amerikane për djegien e mandateve opozitare

  • 5 years ago
#oranews

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë të reagimit të ambasadës amerikane pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Kastriot Myftaraj: Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një deklaratë reaguese pas vendimit të PD dhe aleatëve të saj opozitarë për të djegur mandatet parlamentare si deputetë.

Reagimi amerikan ka ardhur të nesërmen e shpalljes së vendimit nga PD.

Reagimi i Ambasadës Amerikan: Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.

Deklarata duket e vjetruar para ngjarjes sepse deklarata erdhi si reagim shpalljes së një vendimi për djegien e mandatave. Kurse deklarata flet për kërcënime dhe thirrje për djegien e mandateve.

Kjo tregon se deklarata nuk ka asnjë vlerë, sepse i përgjigjet një vendimi duke e quajtur kërcënime dhe thirrje ndërkohë që është marrë një vendim i prerë.

Deklarata tregon si çrregullohet puna e një ambasade, qoftë edhe të një vendi të madh, për shkak të mungesës së ambasadorit.

Zakonisht ambasadat, burokracia diplomatike punon me shabllone. PSH përgatit reagime tip, duke iu kërkuar udhëzime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-deklarata-amerikane-djegien-e-mandateve-opozitare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended