"Ju flet Moska": A ka kufi licensa amerikane "gangster regime" për Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora News analizoi mbrëmjen e sotme të ashtëquajturin 'regjim gangster' në Shqipëri.

Myftaraj: Me 14 shkurt 1997 në kulmin e krizës të firmave piramidale në Shqipëri dhe në fillimin e trazirave që shkuan deri në përleshje të armatosura në një gazetë të Londrës me titullin Independent u botua një artikull me titull: "Regjimi gangster që ne financojmë".

I referohej regjimit të Presidentit Berisha në Shqipëri që financohej nga Perëndimi me ndihma, si të gjitha qeveritë prej vitit 1991.Ky artikull rezultoi se ishte ushqyer me informacione nga dy zyrtarë të CIA-s që kishin qenë me detyrë në Shqipëri në atë kohë.

Në Shqipëri është krijuar regjimi i llojit gangster që kishte këto karakteristika: Kishte krijuar një shtet një partiak, merrej me punë të pista, pastrim parash, kontrabandë, sidomos e naftës në kohën e sanksioneve të OKB-së ndaj Jugosllavisë, por edhe me trafik droge.

Berisha, thotë artikulli në atë kohë, tolerohet nga Perëndimorët për shkak se besohet se ai siguron stabilitetin në këtë cep të Ballkanit.

Regjimi i Berishës në '92-'97 ishte një regjim që u ngrit me një licensë amerikane.Edhe për disa punë që bëri në fillim kishte lejen amerikane, pastaj e teproi.

Psh kontrabanda e naftës me Malin e Zi, amerikanët kishin interes të forcohej udhëheqja pro pavarësisë e Gjykanoviçit. Berisha përfitoi nga kjo lojë gjeopolitike për interesat e veta.

Në emër të stabilitetit ndodh dhe kjo sjellje e Ambasadorit amerikan Lu. Në momentet më të vështira për Fatmir Xhafën kur vëllai i tij kishte shkuar në Itali për të vuajtur dënimin, Lu e fton në makinën e vet duke dalë nga Ministria e Brendshme, aq sa dhe vetë Xhafaj habitet.

Këto ditë dhe në vazhdim po ndodhin gjëra që ashtu si në '97, thonë ku është kufiri i keqpërdorimit të licensës amerikane, regjimit gangster.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ka-kufi-licensa-amerikane-gangster-regime-ramen

Recommended