"Ju flet Moska": Meta thjesht tha se s'ka 'certifikatë sigurie' amerikane

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska

Përplasja midis Presidentit dhe Kryeministrit, më e ashpra që kur Meta u zgjodh president me votat e PS në 2017 hap shumë pyetje, të cilët nuk kanë të bëjnë në pjesën më të madhe fare me thelbin e çështjes që janë përplasur.

Janë përplasur për refuzimin nga ana e Metës për propozimin e kryeministrit për Ministër të Jashtëm të Gent Cakajt.

Ky është vetëm shkaku për të krijuar këtë përplasje mes tyre.

Ekuacioni politik Meta-Rama ka një të panjohur, e cila do të zgjidhet shpejt. Do të nisë një proces që do ta në i bëjë të qartë, për të gjetur mënyrën më të thjeshtë për të hedhur dritë mbi këtë se çfarë po ndodh mes Metës dhe Ramës, do të propozoja atë që quhet 'Brisku i Okamit'. Ai thoshte se mënyra më e mirë për të sqaruar një çështje të ndërlikuar është ajo e thjeshta.

Zoti Meta pretendon se politika e korrigjimit të kufijve është një politikë që refuzohet nga BE, NATO. Kurse zoti Rama pretendon të kundërtën. Rama pretendon se është në agjendën e perëndimit korrigjimi i kufijve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-meta-thjesht-tha-se-ska-certifikate-sigurie-amerikane

Recommended