"Ju flet Moska": Ana okulte, masonike e përplasjes Meta-Lleshi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse "lufta" mes presidentit Meta dhe Sandër Lleshit, për dekretimin e këtij të fundit Ministër i Brendshëm ka mbaruar, emisioni "Ju flet Moska" solli një analizë mbrëmjen e sotme, të parë në një tjetër këndvështrim.

Kastriot Myftaraj: Ajo që u quajt si lufta e Presidentit me Gjeneralin, përplasja për dekretimin e Ministrit të Punëve të Brendshme midis presidentit Meta dhe Gjeneral Sandër Lleshit, kuptohet pas këtij të fundit dhe kryeministrit Rama, tashmë ka marrë fund. Por është një nga ato ngjarje që meritojnë një analizë për shkak se tregojnë përplasjen e forcave dhe interesave më të thella, dukshëm ose padukshëm.

Presidenti Meta zgjodhi befasisht Gjeneral Sandër Lleshin për ta frenuar, për të treguar kompetenca të cilat një President nuk mund ti ketë në një republikë parlamentare, është i vetëdijshëm për këtë gjë si një Kryeministër që ka qenë dhe vet. Nuk është e rastësishme që u zgjodh ky Gjeneral katolik, studiues i Skëndërbeut, për të bërë Presidenti këtë luftë. I pëlqen apo nuk i pëlqen Presidentit Meta, ai do të hyjë në historinë e politikës shqiptare si themelues i bektashizmit politik.

Këtu kam parasysh që Ilir Meta bën gjithçka prej kohësh për të treguar lidhjen e tij të veçantë me fenë bektashiane që ka të bëjë dhe me krahinën e tij Skraparin, ose me sektin bektashjan të islamit, se nuk mund të quhet fe.

Presidenti Meta, ose politikani Ilir Meta, ka arritur të bëjë një gjë që nuk e ka bërë askush tjetër, ai u shkëput nga një prej partive të mëdha, PS, me një grup deputetësh dhe arriti të krijojë një parti të madhe që arriti të marrë deri 18 deputetë, 16 në zgjedhjet e fundit.

Sekreti i kësaj arritje të madhe dhe fuqia e partisë së tij lidhet shumë me bektashizmin politik. Meta kërkon tu tregojë bektashinjve, të cilët i përdor si bazën e fuqisë politike të tij, se është ai mbrojtësi i interesave të tyre. Pastaj zgjerohet dhe më tej. Bektashizmi në origjinën e vet ka qenë një sekt i fshehtë me prirje të forta politike, me prirje të forta për komplote politike, me prirje të forta për të krijuar struktura që synonin pushtetin dhe për këtë arsye është nxjerrë dy herë jashtë ligjit në Perandorinë Osmane dhe Turqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-ana-okulte-masonike-e-perplasjes-meta-lleshi

Recommended