"Ju flet Moska": Vrasja e Ali Ukës për të cilën debatuan Hashim Thaçi dhe Sali Berisha
  • 5 years ago
#rtvora #jufletmoska

Në emsionin e tij "Ju Flet Moska", Kastriot Myftaraj ka trajtuar vrasjen e gazetarit Ali Ukaj, për të cilin disa herë kanë debatuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kastriot Myftaraj: Presidenit i Kosovës Hasghim Thaçi dhe ish-presidenti Sali Berisha për të disatën herë kanë shkëmbyer akuza për vrasjen e gazetarit shqiptaro-kosovar Ali Ukaj në 1997 në Tiranë.

Ali Ukaj ishte 26 vjeç kur vdiq. Ky 26-vjeçar na është quajtur si një njeri me një karrierë disa vjeçare gazetareske me kontakte, si zëdhënësi i parë i UÇK. Të gjitha këto janë legjenda.

E vërteta është që Ali Ukaj erdhi në Tiranë si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës që iu shmangën shërbimit ushtarak të në ushtrinë jugosllave dhe këtu përdori lidhjet që kishte nga një kushëriri i tij, Selman Ukaj, i cili ishte martuar me një grua serbe që quhej Milanka dhe kishte një kunat me emrin Dragani që bënte biznese në bashkëpunim me shërbimet e fshehta serbe. Bënte biznese të paligjshme me trafik qeniesh njerëzore, me pasaporta etj. Në atë kohë u shiteshin pasaporta jugosllave shqiptarëve pasi nuk hynin dot. Pikërisht për disa pasaporta u tha se u vra Ali Ukaj.

Gazeta ku punonte ky ishte kundër luftës çlirimtare të Kosovës në atë kohë.

Ali Ukaj u vra natën e 28-29 korrikut. Banonte në Tiranë në një apartament me qira ku strehohej herë pas herë edhe Hashim Thaçi, kushëriri i Hashimit, Bashkim Thaçi

Personi kyç në këtë histori është Xhavi Haliti.

Xhavit Haliti ishte përfaqësuesi i krahut të majtë të lëvizjes komuniste në Kosovë, këtyre që krijuan UÇK dhe me lidhje të mira me PS, që erdhi në pushtet në 1997.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-vrasja-e-ali-ukes-te-cilen-debatuan-hashim-thaci-dhe-sali-berisha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended