Arrestohet biznesmeni trafikant droge, lidhjet e 'Titit të Ukës' me PD në Bashkinë e Lezhës
  • 5 years ago
Arrestohet në Lezhë biznesmeni trafiknat i drogës, me poste të mëparshme politike në këtë qytet, i njohur për lidhje me Partinë Demokratike. Astrit Nimani 48 vjeç, i njohur me pseudonimin Titi i Ukës, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 13 vite burg për organizatë kriminale në trafikun e drogës. 48-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Astrit Nimani është një emër shumë i njohur edhe për drejtësinë shqiptare.Të gjtiha pasuritë e tij të ngritura kryesisht në Shëngjin, dyshohet t ëkenë ardhur nga veprimtaria kriminale. Për këtë arsye, në vitin 2015, me vendim të Prokurorisë për Krime të Rënda, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro. Nimani është administrator dhe administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik ?Marina San Giovani Ermiri Palace?, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013.

Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.
Recommended