"Ju flet Moska": Meta i dha "Flamurtarit" një dekoratë joekzistuese

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj, analizoi mbrëmjen e sotme dekorimin e klubit të futbollit vlonjat "Flamurtari" nga Presidenti Ilir Meta.

Myftaraj: Presidenti Ilir Meta dekoroi klubin e futbollit Flamurtari të Vlorë me titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit".

Flamurtarit, dihet për ato meritat e tij ju dha dekorimi, për arritjet e tij në vitet '80, veçarisht në vitet '86-'87 në ndeshjet e famshme në Barcelonë dhe Beograd. Flamurtari i meriton të gjitha medaljet e mundshme, problemi është se nuk është nderuar Flamurtari, por është bërë një tallje me të.

Kjo pasi është ndryshuar hiearkia e urdhrave, medaljeve, është ndryshuar ligji në prill të 2013 me votat e të gjitha partive. Është përmbysur në atë mënyrë që ky është një titull i rremë. Në gjithë botën kur jepet titulli "Kalorës i këtij urdhri" nënkuptohet që ekziston dhe urdhri si medalje. Në Shqipëri me ligjin për medaljet që ka ekzistuar në kohën e Enver Hoxhës, i viteve '60 dhe '80.

Atëherë ekzistonin "Urdhri i Flamurit" dhe "Urdhri i Skënderbeut". Me ligjin e vitit 1996 që ndryshoi PD kur erdhi në pushtet "Urdhri i Skënderbeut" u bë "Urdhri i Gjergj Kastriotit Skënderbeut" dhe "Urdhri i Flamurit" u bë "Urdhri i Flamurit Kombëtar".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-meta-i-dha-flamurtarit-nje-dekorate-joekzistuese

Recommended