"Ju flet Moska": Përse na duhet një "Pinoçet" kur nuk kemi një "Allende"?!

  • 5 years ago
#rtvora

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar deklaratën e Presidentit Meta, i cili tha se ishte gati të vetësakrifikohej si ish-Presidenit i Kilit, Salvadore Allende.

Kastriot Myftaraj: Presidenti Meta ka bërë një paralele të Shqipërisë me Kilin e vitit 1973, duke e parë veten edhe në një skenar të Presidentit kilian të asaj kohe Allende, duke u sakrifikua në zyrën e tij, ndërkohë që në zyrën e tij po zhvillohej një grusht shteti.

Në Kilin e vitit 1973, Perëndimi krijoi një diktator sepse ishte logjika e luftës së ftohtë. Kili i përkiste pjesës së botës, e cila duhet të ishte me SHBA, ndërsa Allende u përpoq ta prishte këtë ekuilibër, që ishte pjesë e ekuilibrit global duke e hedhur Kilin në anën tjetër të gjysmës botës gjeopolitike, duke e lidhur Kilin me Bashkimin Sovjetik.

Allende po abuzonte me pushtetin duke e keqpërdorur pushtetin politik, duke dashur që përveç pushtetin politik të ndryshonte edhe sistemin politik shoqëror, nga një sistem me pronë private të kalonte me një sistem monist, ku vota e lirë ishte e rreme dhe prona shtetëror gllabëronte pronën private.

Ndaj këtyre përpjekjeve do të kishte një reagim jashtë institucional. Kështu ndodhi, SHBA, CIA e mbështetën Pinoçetin një gjeneral për të marrë pushtetin, për të përmbysur Allenden. Sot ky veprim quhet gabim në SHBA, por gabimi ishte ndoshta sepse nuk i bënë presion Pinoçetit, që pasi e zgjidhi krizën politike, rrëzoi Allenden nga pushteti.

Presidenti Meta e shikon veten në një skenar në vend të Allendes. Në Shqipëri nuk ka një Allende të mirëfilltë. As vetë Meta që bën këtë krahasim nuk është se do ta orientojë vendin nga Moska. Në Shqipëri nuk ekziston rreziku i përmbysjes së ekuilibrave. Nuk ekziston nevoja për një diktator të modelit të luftës së ftohtë, një Pinoçet shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-perse-na-duhet-nje-pinocet-kur-nuk-kemi-nje-allende

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended