"Ju flet Moska": Mbi librin e Ismail Kadaresë "Kur sunduesit grinden"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi botimin më të fundit të shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare, me titull "Kur sunduesit grinden".

Myftaraj: Sapo ka hyrë në qarkullim libri i fundit i Ismail Kadaresë me titull "Kur sunduesit grinden" dhe nëntitull " Rreth misterit të telefonimit Stalin-Pasternak?.

Tema e librit është një telefonatë e famshme të cilën ja ka bërë diktatori sovjetik Stalin në 1934 shkrimtarit ndoshta më të madh të gjallë sovjektik të asaj kohe Boris Pasternak, më pas do të ishte dhe nobelist.

Në librin e vet Ismail Kadare merr në shqyrtim 13 dëshmirtë që e tregojnë këtën telefonatë, disa të drejtëpërdrejtë, si gruaja e Pasternakut. Disa në mënyrë të tërthortë, që e kishin dëgjuar nga vetë Pasternaku apo të tjerë.

Telefonata ka ndodhur në 23 qershor 1934. Në mesin e majit ishte arrestuar poeti Osip Mandelshtami. Stalini meqë e dinte që e kishte mik Pasternaku, e pyet se çfarë mendim keni në rrjetet tuaja letrare për arrestimin e Mandelshtamit.

Pasternaku, që mesa duket që në fillim e keqkuptoi qëllimin e telefonatës, i tha se nuk e di se çfarë mendojnë. Stalini e pyet drejtëpërdrejtë: Po ti si miku i tij çfarë mendon? Pasternaku duke menduar se diktatori po përpiqej ta provokonte, i thotë se nuk ka qenë miku i tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-mbi-librin-e-ismail-kadarese-kur-sunduesit-grinden

Recommended